Kemi apo nuk kemi fat? Kjo është dilema e hershme sa herë që ndodhemi brenda në vazo dhe presim me padurim të njohim “botën” që do të kemi kundër në Kupën e Botës! Këtë herë ishim të pafat! E thonë të gjithë. Vetëm Igli Tare mendon se kemi shanse për të kapur vendin e dytë. Ndofta i fut në presion tanët, që u veshën me të zeza sapo panë shortin. Sa mirë do të ishte sikur të ishim në një grup tjetër, pa Anglinë, pa Poloninë, pa Hungarinë, por të kishim një racë ekipesh si Andorra dhe San Marino. Dhe nëse do ta ndanim fatin në të mirë dhe të keq, u tregua i keq që na dha 3 ekipet e para dhe ..i mirë që na dha Andorrën dhe San Marinon.
Dhe kur duam t’i mundim kundërshtarët në fushën e kujtimeve që na lidhin me ta, kuptohet në kohë të ndryshme, “fati “ është me ne ngaqë e komandojmë vetë! I biem aq shkurt gjërave, sa me Anglinë na kujtohet vetëm një gol i rrallë Demollarit , që nuk hyri dot në historinë e ndeshjes për miopi të arbitrave! Kujtohen dy perlat e mefushorit Bedri Omuri me Poloninë, po ashtu dhe një fitore e Shpresës sonë me Hungarinë, si për t’i frikësuar kundershtaret. Kur vjen puna tek Andorra dhe San Marino duket sikur i kemi në xhep, saqë nuk ia vlen të rikujtosh të kaluarën!
Por nëse të gjithë duan të harrojnë me dashje , vetëm njëri nuk harron dot Andorrën! Madje janë dy vetë që u rëndon pesha e një humbje unikale: presidenti Duka që inaguroi karrierën si president me një humbje në një tokë ku nuk njihej fitorja , sa u shënjua si datë feste në Andora dhe tjetri, trajneri Demollari, që më parë se të zbulojë pengun e golit në Angli,( kur ishte futbollist) ka një thes me arsye ta kujtojë atë ndeshje hileqare sepse ishte trajner i Kombetares, një ndeshje ku tradhëtia u ngjit sipër në altar dhe kurbani i bë vetëm ai..
Sfidanti.al