Ismajli i sigurt në Torino

Torino po përgatitet për një rindërtim të thellë të repartit defensiv pas një sezoni zhgënjyes, ku skuadra pësoi plot 63 gola, një statistikë alarmante që e vendosi mes mbrojtjeve më të dobëta të kampionatit, duke bërë më mirë vetëm se Pisa e rënë nga kategoria.

Për drejtuesit e klubit granata, ndryshimet në mbrojtje konsiderohen të pashmangshme. Një nga emrat që mund të largohet është Guillermo Maripan, i cili brenda pak muajsh kaloi nga titullar i padiskutueshëm në rezervë, duke e mbyllur sezonin edhe me një pezullim.Mes shumë paqartësive, një emër konsiderohet i paprekshëm: Ardian Ismajli. Mbrojtësi shqiptar shihet nga klubi si shtylla kryesore mbi të cilën do të ndërtohet prapavija e sezonit të ri dhe mbetet lojtari i vetëm me të ardhme të sigurt në repartin defensiv.