I dashuri i nënës së Neymar goditet me thikë gjatë një udhëtimi në Cancun

Familja e Neymar bëhen sërish protagonistë lajmesh. I dashuri i nënës së tij Nadine Gonçalves, Tiago Ramos në profilin e tij në Instagram publikoi një video ku tregonte se ishte goditur me thikë në një restorant në Cancun. Në një lidhje me ulje ngritje, Tiago e Nadine udhëtuan drejt Meksikës javën e kaluar pasi nëna e Neymar i dha të riut një shans tjetër për lidhjen e tyre, duke shkuar për pushime në një resort. Modeli 24 vjecar publikoi në rrjetet sociale rezultatin e një perballjeje me 3 persona të tjerë duke treguar gjakun që dilte nga qafa e tij.

‘Thuajse vdiqa për dicka që nuk e bëra-tregon Ramos-shkova në restorant dhe porosita një pjatë me mish. Nuk bëra gjë, por nuk  më lejuan të qëndroja. Ishin 3 burra, njëri më goditi’

Nuk ka informacione nëse ai shkoi në polici për të denoncuar sulmin apo kërkoi ndihmën mjekësore në spital, por i riu siguroi se kjo histori nuk mbyllet këtu duke premtuar hakmarrje. ‘E kam numrin e personit që bëri këtë dhe do të kthehem në Meksikë-shtoi ai.

Duket se Tiago Ramos dhe Nadine Gonçalves e kanë rinisur lidhjen e tyre edhe pse asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin. Gjithsesi janë disa foto të ciftit që janë duke u argëtuar në hotelin luksoz në Cancun. Tiago dhe Nadine u ndanë për herë të dytë në qershor pas një aksidenti shtëpiak ku modeli, që është 30 vjet më i ri se nëna e Neymar preu krahun me një copë xhami duke shkaktuar një plagë për të cilën iu bënë 12 qepje. Tiago ka qenë mes polemikave pasi në media u publikuan disa informacione sipas të cilave 24 vjecari ka pasur raporte me meshkuj të tjerë si shefi personal i kuzhinës së Neymar’.

Sfidanti.al