Zidan flet për Nejmarin dhe fatin e Modriçit e të Krosit!

Nejmar do të mungojë! As mund të mos bëhej kjo pyetje ndaj Zinedin Zidanit, të cilin mezi e kishin pritur në sallën e konferencës për shtyp. Përgjigja e franko-algjerianit ishte ashtu siç pritej, ndërsa vjen dueli i dytë në Champions mes Paris SG dhe Realit të Madridit.

“Nuk ndryshon asgjë, por ama ndryshon gjithçka, – tha ai, gjysmë me të qeshur, – ndryshon gjithçka sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk ndryshon asgjë, sepse në vend të tij do të luajë një tjetër futbollist që do të përpiqet të japë maksimumin. Do të jetë edhe ai, një rival shumë konkurrues”.

Enigma për madrilenët është prania ose jo në ndeshje e dy “regjisorëve”, Luka Modriçit dhe Toni Krosit. Si do të zgjedhë Zidan? “Lojtarët duhet të jenë në 100 për qind që të luajnë, – tha ai, në mënyrë misterioze, – kurrë nuk do të aktivizoj një lojtar në 70 për qind. Mendoj se kushdo mund të luajë në këtë ndeshje”. Modriç e Kros janë në 70 apo në 100 për qind? Zidani nuk tha gjë për këtë.

Sfidanti.al