Drejtori i Brugge: Ja përse dështoi transferimi i Jasharit te Milani

Bob Madou, Drejtori ekzekutiv i Club Brugge, ka folur së fundmi për tratativat me Milanin sa i takon Ardon Jasharit. Madou thekson faktin se palët janë ulur për të diskutuar por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. “Ne jemi ulur me Milanin për mirësjellje dhe pa diskutuar për aspektin financiar. Nëse vjen koha kur një lojtar ka arritur vërtet në fund të një cikli dhe një klub i nivelit të lartë bën një ofertë të përshtatshme, atëherë transferimi mund të ndodhë. Nëse Jashari qëndron këtu edhe për një vit, nuk do të jetë vetëm Milani por disa klube të nivelit të lartë që do ta kërkojnë”.

Sfidanti.al