Ndërpreu kontratën me Partizanin, Zeka prezantohet te skuadra e re

Agim Zeka do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Pas largimit nga Partizani, sulmuesi nuk ka humbur shumë kohë për të zgjedhur skuadrën e re. Këtë të premte, Zeka është prezantuar te skuadra e Real Murcia. Këta të fundit militojnë në kategorinë e tretë të futbollit iberik. Kujtojmë se 26-vjeçari, nga Partizani u largua disa ditë para fillimit të aventurës në Europë, me kujtimin dy golave dhe ftesës së Kombëtares. Palët vendosën të ndërpresin me mirëkuptim kontratën pikërisht këtë muaj.

sfidanti.al