Sinner kualifikohet në finale dhe sfidon Alcaraz-in

Jannik Sinner siguroi finalen e Wimbledon, pas fitores bindëse ndaj Novak Djokovic, me rezultat 6-3, 6-3, 6-4. Kjo është finalja e katërt radhazi në një Grand Slam për numrin një në botë. Në finale, 23-vjeçari italian do të përballet me Carlos Alcaraz, i cili eliminoi Taylor Fritz në katër sete. Sinner kërkon të hakmerret për humbjen në finalen e Roland Garros. Fitorja ndaj Djokovic i dha fund përpjekjes së serbit për të barazuar rekordin e Roger Federer me tetë tituj në Wimbledon. Sinner dominoi që nga fillimi, pavarësisht një dëmtimi të mëparshëm në bërryl. Alcaraz dhe Sinner kanë fituar bashkë gjashtë Grand Slame të fundit dhe konsiderohen si përfaqësuesit e brezit të ri dominues në tenis.

sfidanti.al