Tre ndeshje, asnjë fitore, futbolli shqiptar tashmë mund të krahasohet pa asnjë mëdyshje edhe me lojën gjysmëamatore të vendeve balltike, modeste në futboll e madhe në kufijtë e amatorizmit. Barazimi i Shqipërisë në letoni fillimisht dhedje humbja e Vllaznisë ndaj letonezëve të Daugavpils dhe barazimi i Partzanit në Estoni ndaj Nome Kalju na vendos në pozita në të vështira por është një lakmues shumë i qartë i nivelit që gëzon futbolli vendas dhe në çfarë situate është katandisur. Sot çdo skuadër gjysmë-profesioniste mund të bëjë ligjin ndaj ekipeve elitare të Superiores tonë dhe ky është një fakt. Futbolli Balltik është pasqyra ku talentet tanë shihen në pasqyrë dhe asnjëherë pasqyra nuk të gënjen për pamjen. Ne jemi këta, skuadra pa talent, dëshirë, forcë dhe me investime gjysmake që rrezikojnë madje edhe statusin e klubeve serioze. Një situatë në degradim të plotë prej vitesh dhe që sot po na bën të shijojmë frytet…e kalbura.
Nga Pirro Bardhyli