Shpenzimet? Premier Liga fut “në katror” La Ligën me 4 miliardë euro!

Ishte e ditur që kanë qenë dhe mbeten “mbretërit e tregut”. Klubet anglezë nuk u kursyen as këtë herë, ndërsa një studim i “Markës” tregon se Premier Liga është shumë me diferencë mbi ligat e tjera të mëdha të Europës. Sipas statistikës (në foto), në Angli janë bërë shpenzime prej 8.650 miliardë eurosh në 5 vjet, ndërsa La Liga spanjolle është në vendin e tretë me gati gjysmën e këtij harxhi. Edhe pse kanë Realin e Barcelonën, spanjollët kanë arritur “vetëm” në 4.357 miliardë euro blerje në 5 sezone. Në vend të dytë është Seria A me 5.516 miliardë euro, gjithashtu shumë e shkëputur (mbi 3 miliardë), ndërsa Bundesliga konkurron për vendin e fundit në këtë pesëshe me Ligën e Francës, përkatësisht me 3.246 miliardë e 3.076 miliardë euro. Klubet angleze nuk kanë zbritur kurrë poshtë “çatisë” 1 miliardë euro.

Sfidanti.al