Kriza lehtëson ikjen e Mesit nga Barça, por a dëshiron ai këtë?!

Për atë që ndodhi pak javë më parë, përgjigja do të ishte “po”, ndërsa për atë që ka ndodhur për 20 vjet, më e saktë do të ishte të thuhej “jo”. Lionel Mesi mund të largohet nga Barcelona, madje shumë më lehtë, sepse klubi do të jetë i detyruar t’u kërkojë lojtarëve ulje page. Kjo për shkak të krizës së koronavirusit që ka sjellë 97 milionë euro humbje, në krahasim me buxhetin e parashikuar, dhe sipas burimeve juridike në Spanjë, nëse do të ketë ulje rrogash, do të thotë që lojtarët do të kenë të drejtë të prishin në mënyrë të njëanshme kontratat. Gjithsesi, përpara sesa të ndodhë kjo, në “Kamp Nou” do të ketë zgjedhje presidenciale dhe sipas të gjitha gjasave kreu i tanishëm, Bartomeu, do të largohet. Mesi do të shikojë sesi do të ecin punët në skuadrën e Ronald Kumanit, pra nëse ajo do të jetë e aftë të luftojë për tituj. Nëse po, atëherë ai mund të qendrojë, nëse jo, është thuajse e sigurt që do të largohet.

Sfidanti.al