Pas mbylljes së merkatos së futbollisteve, sipas rregullores, Napoli i komunikoi UEFA listën e 23 futbollistëve që do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Europa League për sezonin 2020/21. Nuk ka asnjë surprizë në listën e përpiluar nga trajneri Gattuso për impenjimet evropiane ku u desh që të bëheshin shkurtime nga 25 në 23 futbollistë në listë.
Ata që e paguan këtë janë Llorente dhe Malcuit që nuk janë përfshirë në listën e të federuarve për në Europa League, por janë në atë të kampionatit, ndërkohë që Arkadiusz Milik, që shumë herë ka qenë pranë largimit por këmbënguli në qëndrimin e tij është përjashtuar nga të dyja listat
Sfidanti.al