Tifozët e Torontos festojnë fitoren, po me makinat e policisë ç’patën?

Toronto Raptors në ndeshjen e gjashtë të serisë finale të NBA-së e mundi 114-110 Golden Stejtin, duke arritur deri te fitorja 4-2 me ndeshje dhe duke triumfuar në kampionatin më të fortë të botës në basketboll.

Mijëra tifozë dolën nëpër rrugët e Torontos, duke festuar fitoren e parë historike të një klubi kanadez në NBA-në amerikane dhe duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme ngazëllimi, por, megjithatë, pati edhe eksese.

Disa grupe tifozësh sfrytëzuan rrëmujën e krijuar dhe e derdhën eksitimin e tyre mbi vitranet e dyqaneve, shenjat e qarkullimit dhe… mbi makinat e policisë, duke u thyer atyre xhamat, madje edhe duke i shkatërruar disa prej tyre.

Sfidanti.al