Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Solskjer, me synimin që ta përgatisë sa më mirë ekipin e vet për sezonin e ardhshëm si trajner me kohë të plotë, do të bëjë një lëvizje të pazakontë, pra që rrallë herë e bëjnë trajnerët e tjerë.
Trajneri norvegjez i lartpërmendur nuk do të pushojë shumë gjatë verës me familjen e tij, pasi ka ndërmend që ta shkurtojë kohën e pushimeve verore të veta dhe të kthehet më herët sesa lojtarët në qendrën stërvitore të Keringtonit, ku ai do të bëjë planet për sezonin e ardhshëm.
Sikurse dihet, Junajtidi sezonin e kaluar të Premier Ligës e mbylli në vendin e 6-të, kështu që nuk do të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.
Sfidanti.al