Vjet dështoi në kontrollin mjekësor, tani sërish te dera e Liverpulit

Liverpuli përsëri synon që të sigurojë shërbimet e futbollistit 25-vjeçar, Nabil Fekir, që vitin e kaluar ishte pranë nënshkrimit të kontratës, por “u rrëzua në provim” gjatë kontrolleve mjekësore.

Trajneri Jyrgen Klop e do përsëri Fekirin në ekip, ndërkohë që klubi i ‘të kuqve” është gati t’i paguajë Lionit 50 milionë euro për këtë lojtar.

Lioni ndërkohë ka bërë të ditur se nuk do ta pengojë Fekirin që të largohet, duke shpresuar që të fitojë para të madhe nga shitja e tij.

“Ne i jemi mirënjohës Fekirit për kontributin që ai i ka dhënë klubit tonë, por ne kemi marrëveshje dhe tani jemi gati që ta lëshojmë atë”, deklaroi dje presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Ole.

Nabil Fekiri gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 39 ndeshje me Lionin, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë nëntë asistenca goli.

Sfidanti.al