As Lampardi, Çelsi tanimë ka gjetur një trajner të ri

Mauricio Sari ndodhet te dera e daljes së “Stemford Brixhit” me drejtim për te Juventusi dhe pritet që ai të mbërrijë në Torino në ditët e ardhshme.

Nuk është më sekret se kryesia e Çelsit ka kohë që po përpiqet që të gjejë një trajner të ri, ndërkohë që njerëzit e parë të këtij klubi londinez ndodhen në dilenë, nëse duhet të gjejnë ndonjë trajner me përvojë apo të angazhojnë ndonjë pa përvojë, por legjendar si ish-futbollisti i Çelsit Frenk Lampard.

Lampardi, në fakt, ndodhet në krye të listës së prioriteteve të drejtores së madhe të Çelsit, Marina Granovskaja, por ajo, sidoqoftë, kuptohet në bashkëpunin me pronarin e këtij klubi londinez, Roman Abramoviç, po merr në konsideratë edhe një zgjidhje tjetër – Ralf Ragnik, trajner më përvojë të madhe i Red Bull Lajpcigut që tanimë dihet se do të largohet nga ky klub gjerman që të bëhet drejtor për zhvillimin sportiv të të gjithë klubeve që janë nën ombrellën e kompanisë “Red Bull”.

Sidoqoftë, oferta e Çelsit mund të jetë atraktive dhe mund t’ia prishë mendjen trajnerit 60-vjeçar, Ragnik. Nga klubi i “bluve” të Londrës bëhet e ditur se deri në fund të javës së ardhshme do të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri të Çelsit që në raundin e parë të sezonit të ardhshëm të Premier Ligës do të ketë si kundërshtar Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al