Nis Kopa Amerika: finalja në stadiumin mit “Marakana”

Pesë vite mbas kampionatit botëror (2014), Brazili do të jetë mikpritës i Kopës Amerika (kampionati i Amerikës së Jugut) qëështë konkurrimi më i vjetër midis ekipeve përfaqësuese në botë, që nis më 14 qershor dhe do të mbarojë më 7 korrik.

Mbas Kilit dhe SHBA-së, Brazili do të jetë mikpritës i turneut të parë nga dy të tillë që do të zhvillohenbrenda dy vitesh, duke qenë se Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (KONMEBOLL) ka vendosur që vitin e ardhshëm të zhvillohet një turne jashtë radhe i Kopës Amerika dhe në rolin e mikrpritësit janë prononcuar Argjentina dheKolumbia.

Turneu i lartpërmendur do të zhvillohet në qytetet brazilianë Rio de Zhaneiro, Porto Alegre, Belo Horizonte, Sao Paolo dhe Salvador.

Në Rio de Zhaneiro do të luhet në stadiumin legjendar “Marakana” që tani ka një kapacitet prej 74 738 vendesh, ndërkohë që Sao Paolo ka ofruar dy stadiume, “Morumbi” (67 428 vende) dhe “Arena Korintians” (49 205 vende).

Në Belo Horizonte do të luhet në stadiumin “Mineirao” (58 170 vende), ndërkohë që në Porto Alegre ndeshjet do të zhvillohen në “Arena de Gremio” (55 662 vende). Qyteti i Salvadorit do t’i presë tifozët në stadiumin “Arena Fonte Nova” (51 900 vende).

Finalja e madhe do të luhet në stadiumin mit “Marakana”.

Sfidanti.al