Roma betohet “për kokën” e Totit: I japim kohë sa të dojë!

“Kulla e barit nuk do të digjet”, – tha Budja (e paharruara Drita Pelingu) në filmin e Kinostudios “Shqipëria e Re”, “Kur hidheshin themelet”. “Françesko Toti nuk do të largohet”, – thotë Roma për ish-kapitenin e saj. Shpejt pasi “Il Capitano” deklaroi se do të dilte pa vonesë me qendrimin e tij, reagoi presidenti i klubit, Xhejms Palota. “Nuk është e vërtetë që nuk e ftuam Totin në mbledhjen që bëmë në Romë, – u shpreh ai, – e thirrëm, por nuk di të them pse nuk erdhi. Ai bën pjesë në bordin drejtues, dhe as nuk është menduar që të mos ftohet”.

Presidenti i Romës shtoi se “ndoshta, Toti ende nuk është i qartë për rolin që duhet të ketë në klub, mund të ketë nevojë për këtë, dhe mund të marrë aq kohë sa do t’i duhet”. “Unë jam këtu për të qenë krah tij”, – përfundoi Xhejms Palota.

Sfidanti.al