Usain Bolt i kërkon ndihmë Ferguson për t’u bashkuar me Mançester Junajtid

Usain Bolt ëndërron të bëhet futbollist dhe kjo tashmë dihet. E reja në këtë pikë është se rekordmeni botëror kërkon të hyjë në botën e futbollit nga porta kryesore. Xhamajkani në muajin mars do të kryejë një provë me Borusian e Dortmundit, e organizuar nga sponsori i tij sportiv ‘Puma’, por dëshira e tij është të luajë për Mançester Junajtid

Për këtë arsye Bolt i ka kërkuar ndihmë Sir Aleks Ferguson, gjë që ai e ka pohuar në një intervistë për ‘Sunday Express’. në Intervistën e tij, Bolt theksoi se së fundmi ai kishte folur me Fergusonin duke i kërkuar që ta ndihmojë për t’u bërë pjesë e Djajve të Kuq

‘Një nga ëndrrat e mia më të mëdha është që të luaj me Mançester Junajtid-tha Bolt-me Fergusonin fola për këtë temë dhe më tha se do të mundohet të bëjë dicka nëse më sheh që të jem në formën më optimale

Bolt e ka shfaqur hapur ambicien e tij prej kohësh dhe beson se nëse ai do të përgatitet sic duhet do t’i jepet mundësia të luajë futboll. ‘Nuk është një mision i pamundur për mua të triumfoj edhe në futboll-tha me bindje të plotë Bolt.

sfidanti.al