Sa brazilianë te Barcelona, Kutinjo i 30 në listë

Filipe Kutinjo është një tjetër futbollist që i është shtuar kolonisë braziliane te Barcelona në 120 vjet histori të kësaj skuadre. 25 vjecari është lojtari i 30 në listën e lojtarëve karioka që vesh fanelën blaugrana. Vitet ku ka pasur një dominim të futbollistëve brazilianë në ‘Camp Nou’ kanë qenë në vitet 90. Ishte Romario, që në sezonin 1993/94, hapi serinë e transferimeve braziliane në Katalonjë teksa la PSV Eindhoven për 12 milionë Euro. Në sezonin 1996/97, Barcelona mori një tjetër sulmues nga PSV, Fenomenin Ronaldo për 15 milionë Euro, me këtë të fundit që qëndroi vetëm një sezon.

Nuk mund të lëmë pa përmendur në këtë pikë, Rivaldon i cili mudnit të fitojë edhe një Top të Arte me fanelën blaugrana dhe pas tij mbërriti nga Paris Sën Zhermen, Ronaldinho dhe magjia e tij. Vitet e fundit Barcelona bëri shpenzimet më të mëdha për futbollistë duke  nisur nga Dani Alvesh të marrë nga Sevija për 36 milionë Euro, për të vijuar me Nejmar nga Santos për më shumë se 85 milionë Euro si dhe Paulinjo për 40 milionë Euro. Por jo cdo blerje e futbollistëve brazilianë rezultoi efektiv për Barcelonën, pati edhe dështime në këtë pikë dhe bëhet fjalë për Henriken, Keirrison, Xhovani apo Rohembak

sfidanti.al