Kutinjo dhe Aina, një histori e vërtetë dashurie.

Filipe Kutinjo mbërriti në Barcelonë por nuk ishte i vetëm. Mesfushori 25 vjecar ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aina me të cilën ka edhe një vajzë të vogë. Ajo e futbollisrtit me Ainan është një histori e vërtetë dashurie që zgjat prej 11 vetësh. Kutinjo dhe Aina janë takuar për herë të pare në një lagje të Rio De Zhaneiros kur ishin vetëm 14 vjec dhe ishte një dashuri me shikim te parë. Kur filluan të frekuentonin njëri-tjetrin, Aina nuk e dinte se kishte të bënte me një prej yjeve të ardhshme të futbollit dhe që në atë kohë ishte pjesë e Vasko De Gamës.

Sipas asaj që zbulon ‘Invictos’, Kutinjo merrte vazhdimisht oferta nga klube të ndryshme, por që futbollisti i refuzonte pasi nuk donte të ndahej nga Aina. Qëndroi te Vasko De Gama deri në moshën 16 vjecare kur mori një ofertë nga interi që ishte e pamundur të refuzohej. Vasko De Gama dhe Interi arritën një akord për transferimin e Kutinjos në Milano ku do të luante pasi të klishte mbushur 18 vjec.

Pasi transferua te Interi nëvitin 2010, e fejuara e tij Aina la studimet dhe ndoqi Kutinjon për t’i qëndruar pranë ndërsa ai bënte realitet ëndrrën e tij. Dy vjet më vonë Filipe Kutinjo dhe Aina u martuan dhe tani janë prindër të një vogëlusheje. I shndrruar në blerjen e tretë më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Kutinjo është një personazh argëtues, romantik dhe familjar, gjë që duket edhe në postimet e tij në Instagram.

sfidanti.al