Rally Dakar, etapa e parë në shenjën e Al Atijahut dhe Sandërlendit

Amerika Latine priti Rally Dakar për të 10 vit radhazi, në ecdicionin e 40 të tij. 525 pilotë të kategorive motorë, makiana, motorë kuad dhe kamionë janë përgatitur për një garë të vështirë që do të mbyllet në 20 janar. Në etapën e parë speciale që u mbajt në Lima të Perusë, ishte Tojota që vendosi diktatin e saj. Fitorja i takoi një emrti të madh të këtij kompeticioni, Naser Al Atijah që e përshkoi atë me kohën 21 minuta e 55 sekonda.

Në vendin e dytë u pozicionua Ten Brinke edhe ky me tojota me një klohë prej 25 sekondash më të lartë, ndërkohë që vendi i tretë i takoi Fuhs me Borguard Rally Team. nuk e nisën fort mirë Rally Dakar Peterhansel, Despre dhe Sainz që u renditën respektivisht në vendin e 11, 15 dhe të 16.

Në kategorinë e motorëve, ishte britaniku Sandërlend ai që vendosi firmën e tij. piloti i Red bull Ktm fitoi etapën e parë me 20 minuta e 55 sekonda duke lënë pas Ven Beveren me Jamaha, ndërsa në të tretin u pozicionua Kintanija

sfidanti.al