Ylli i dikurshëm më i madh i “Kariokave”, Robinjo, momentalisht, ka mbetur pa klub, duke qenë se është ndërprerë bashkëpunimi mes tij dhe klubit braziian, Atletiko Mineiro. Sidoqoftë, interesim për të ka shprehur klubi turk Konjaspor, ndërkohë që edhe vetë Robinjo është dakord që të bashkohet me këtë klub të kampionatit kryesor të Turqisë, kështu që ka mundësi që ai të kthehët në Evropë, ku ai ka luajtur me Realin e Madridit, Maçester Sitin dhe Milanin.
Sidoqoftë, vendimi final ende nuk është marrë, ndërkohë që, sikurse dihet, ky futbollist brazilian është dënuar më nëntë vite burg nga një Gjykatë e Milanos, për shkak të përdhunimit me forcë të një vajze të re në Evropë, ku, nëse ai do të shkojë, mund të përfundojë mbas hekurave të qelisë!