Reali ndodhet pranë përfundimit të transferimit të portierit të ri spanjoll, Kepa Arizabalaga, njofton gazeta “Marka”, sipas së cilës, ai, tanimë, i ka kaluar të gjithë kontrollet mjekësorë në klubin “mbretëror” dhe, tani, nuk ka mbetur asgjë tjetër, veçse të vihet në veprim kluzola e blerjes me vlerë prej 20 milionë eurosh e portierit të ri që, deri tani, ka luajtur më Atletikon e Bilbaos. Kontrata e tij, sikurse thuhet, është pesëvjeçare.
Kështu, ka shumë mundësi që t’i jepet fund sagës rreth angazhimit të një portieri të ri në “Santiago Bernabe”. Gjatë dy viteve të fundit, si përforcime të reja për t’u vendosur mes dy shtyllave të portës së Realit të Madridit, janë përmendur David de Hea, Tibo Kortua dhe Xhanluixhi Donaruma, por, sikurse duket, në fund, kryesia e klubit “mbretëror” dhe trajneri Zinedin Zidane vendosën në favor të opsionit vendas – Kepa Arizabalaga.
Sfidanti.al