Në Itali duan ta mbyllin sherrin Ibra-Lukaku me nga … një të verdhë!

Në ndihmë të dy kampionëve erdhi fillimisht arbitri Valeri që nuk u dha karton të kuq për ofendimet që i bënë njëri-tjetrit. Që këtu fillon hetimi sportiv për Zllatan Ibrahimoviçin e Romelu Lukakun, të cilën morën vetëm nga një të verdhë pas përplasjes së egër dhe të rëndë në fund të pjesës së parë. Mediat italiane shkruajnë se pikërish raporti i gjyqtarit nuk ka asgjë që “t’i djegë” dy futbollistët, ndonëse u dëgjuan qartë sharjet dhe ofendimet. Mesa duket, në Federatë dhe në Ligë po mendojnë se këto janë gjëra që ndodhin dhe duan ta mbyllin me kaq. Ibra dhe Lukaku, këtë të premte, mund të kenë vetëm 1 ndeshje skualifikim nga Komisioni i Disiplinës, aq sa u takon pas kartonëve, sepse Ibra mori të kuq, ndërsa Lukaku e kishte një të verdhë pra do të mungojë në gjysmëfinale të Kupës.

Sfidanti.al