Ibrahimovic pas zënkës me Lukakun: Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizmin

Sherri në derbin e Milanos mes Ibrahimovic dhe Lukakut bëri xhiron e botës dhe pa tifozët në shkallët e stadiumit të gjithë ishin në gjendje që të dëgjonin fyerjet e rënda që futbollistët i drejtuan njëri-tjetri sa për pak nuk arritën deri aty sa të ziheshin me grushta. Ishte një zënkë që gjithsesi nuk duket se do të ketë pasoja për asnjë prej futbollistëve, por që ndezi rrjetet sociale sa dikush akuzoi suedezin për fyerje raciste ndaj Lukakut.

Zlatan Ibrahimovic, po nëpërmjet rrjeteeve sociale, iu përgjigj këtyre akuzave. ‘Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizmin-shkruante Ibrahimovic në një postim të tij duke publikuar edhe një video emblematike-jemi të gjithë një racë, të gjithë të barabartë. Jemi të gjithë futbolliste e dikush është më i mirë  se të tjerët’.

Sfidanti.al