Ku po shkon Kilian Mbape? Reali duket i lumtur me sulmuesin!

I kritikuar shumë këto kohë, sulmuesi 21-vjeçar sërish nuk reagoi në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë në fushën e Anzherit (Angers). Në 45 minutat e para, Kilian Mbape bëri një lojë “kaotike” duke mos qenë aspak në nivelin e tij të zakonshëm. Diçka më mirë pas pushimit, por jo aq sa duhet, ndërsa as Nejmar nuk arriti të jepte maksimumin. Parizienët mezi fituan me një gol të Kurzauës (Kurzaëa) 20 minuta para fundit, i cili u shënua me fat. Anzheri e përballoi mirë PSG-në, por nuk pati fuqi të shënonte për vete. Pyetja është se çfarë po ndodh me Mbapenë? Mediat spanjolle shkruajnë se sjellja e kampionit të botës tregon se ai po mendon të shkojë në verë tek Reali, ndaj edhe nuk është i motivuar sa duhet.

Sfidanti.al