Shumëkush habitej sesi kishte mundësi që një lojtar i tillë të mos gjente rrugën e rrjetës këtë sezon. i tillë Tomas Myleri, por deri në minutat e fundit të ndeshjes së sotme të Bajernit në Bundesligë. Bavarezët fituan 2-1 me Frajburgun, duke kthyer faqen pas një jave tepër të vështirë me humbje në kampionat (2-3 në Gladbah) dhe eleminim nga Kupa (nga Holshtajn Kili i kategorisë së dytë). Golat erdhën nga veteranët Robert Levandovski e pikërisht Tomas Myleri, përkatësisht në minutat 7 dhe 74’. Frajburgu, që kishte pasur 5 fitore radhazi deri para vizitës në “Alianc Arena”, barazoi përkohësisht me anë të Nils Petersenit dhe goditi traun e portës së Nojerit në sekondat e fundit.
“Një lehtësim, – tha trajneri Hansi Flik më pas, – nuk kam pasur kurrë dyshim tek lojtarët e mi, por u kisha thënë se duhej të ishin më të efektshëm para portës, jemi treguar të butë në ndeshjet e fundit”. Pavarësisht lëkundjeve këtë sezon, Bajerni kryeson Bundesligën me 36 pikë ndaj 32 të Lajpcigut dhe 29 të Leverkusenit e Dortmundit pas 16 javësh, kurse Unioni i Berlinit vazhdon sezonin e shkëlqyer duke pasur 28 pikë në vend të pestë, fare pranë zonës Champions.
Sfidanti.al