Natë magjike në Trabzon, Muçi merr pjesë në festën kundër Galatasarayt. Një fitore kundër Galatasaray është gjithnjë festë e madhe për çdo ekip në Turqi. Nese pastaj fitorja është 4-0, me dominim total, pikërisht kur është ndërruar trajneri, atëherë Trabzonspor ka të drejtë të festojë dyfish.
Skuadra e Mucit dhuroi spektakël dje dhe Salah shënoi 3 gola. Paraqitje shumë e mirë e sulmuesit kuqezi në pozicionin numër 10 pas sulmuesit kryesor.

