Turqi, 22-vjeçarja merr drejtimin e ekipit

Zeynep Mestan ka vetëm 22 vjeç, por tashmë ka hyrë në historinë e futbollit turk. Ajo është emëruar trajnerja e Turgutlusporit për sezonin 2026/27, duke u bërë gruaja e parë në historinë e klubit që merr drejtimin e ekipit të parë të meshkujve.

Mestan firmosi zyrtarisht kontratën në shtator dhe do të drejtojë skuadrën në Super Amatoren e Manisës, pas dy rënieve radhazi nga kategoria. Turgutluspor ka luajtur për vite në nivelet e dyta dhe të treta të futbollit turk, ndërsa tani synon të rikthehet në nivelet ku ka qenë më parë.