Juventusin nuk e lënë “rehat” as kur fiton, pse CR7 ishte i mërzitur!

Në Spanjë mendojnë se kampionia e Italisë e ka një problem, pavarësisht suksesit bindës në fushën e Milanit. E përditshmja “AS” shkruan se Kristiano Ronaldo, lojtari më i rëndësishëm i Juventusit, u injorua nga shokët e tij, u la pas dore dhe nuk mori pjesë thuajse aspak në manovrën ne skuadrës. “Kristiano nuk shkëlqen, – titullon “AS”, – jashtë lojës, pa ndërhyrë dhe i injoruar”. Sipas spanjollëve, lojtarët më të mirë për juventinët ishin Kieza, Mekkini, Shezni dhe Kulushevski. E përditshmja e Madridit, gjithsesi, shkruan se CR7 u mbulua fort nga milanistët dhe u detyrua të luante në krah ashtu si në kohën e vjetra, por pa pasur shpejtsësinë e dikurshme. Edhe “La Gazeta delo Sport” e kritikon Ronaldon dhe i vendos notën e dobët 5, ndërsa thekson se Kulushevski ia ka mësuar sekretet portugezit dhe po i përdor në të mirë të tij.

Sfidanti.al