Benzema dhe shantazhi ndaj Valbuenës; sulmuesi do të gjykohet

Karim Benzema do të duhet të dalë përpara gjyqit ku do të gjykohet për cështjen e shantazhit ndaj kolegut të tij Mathieu Valbuena në vitin 2015 për një video intime të mesfushorit. Akuza për sulmuesin e Realit të Madridit është tentativë për shantazh.

Benzema dyshohet se ka nxitur ish shokun e tij të skuadrës në përfaqësuesen franceze për të paguar disa keqbërës që e kërcënonin se do të publikonin në internet videon në momente intimiteti të Valbuenës. Së bashku me Benzema do të gjykohen edhe 4 persona të tjerë. Kjo cështje ka bërë që Karim benzema që nga viti 2015 të mos grumbullohet më në përfaqësuesen franceze.

Sfidanti.al