Jese dhe një karrierë e mbytur; pas lamtumirës nga PSG i hapen dyert e reality show

Pavarësisht një karriere që deri tani është pak të thuash se ishte zhgënjyese, duke parë pritshmëritë, Jese Rodriguez ka si synim që të bëjë historinë e futbollit. Dhe duke qenë se në fushën e futbollit gjërat nuk po i shkojnë mirë, spanjolli po mendon të bëjë legjendën në një mënyrë tjetër. Pas zgjidhjes së kontratës me Paris Saint Germainin, ish futbollisti i Realit të Madridit vendosi të tregojë anën e tij më…artistike. Tashmë për të karriera në televizion duket se i përshtatet më së mirë duke parë edhe lajmet që dalin për të. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, Jese mund të jetë një prej pjesëmarrësve në edicionin e ri të reality show të famshëm ‘Survivor’, versioni spanjoll.

Nga pasimet me Mbappe dhe Neymar edhe pse vetëm në stërvitje duke qenë se nuk luante praktikisht kurrë, në kërkimin e druve dhe ushqimit në një ishull të humbur, kalimi është  shumë iu gjatë. Por tashmë Jese është mësuar me dritat e prozhektorëve. Në fakt një shfaqje e tij në një tjetër reality për të folur me të fejuarën e tij Aurah Ruiz, ishte pika që theu vazon dhe shtyu klubin francez që të mendonte për zgjidhjen e kontratës me të disa muaj përpara skadencës, gjë që mund të luajë në favor të futbollistit, pasi në këtë mënyrë nuk do t’i duhet të kërkojë të marrë lejen për të marrë pjesë në këtë spektakël televiziv’.

Sfidanti.al