Barça shpreson ta bindë Mesin, por kështu mendojnë edhe tek Siti!

Pep Guardiola ka hedhur poshtë çdo “hapje” lidhur me lojtarin më të mirë të botës, por mediat britanike bëjnë tjetër gjë. E përditshmja “Telegraf” shkruan se Mançester Siti shpreson ta bindë Lionel Mesin përpara Paris SG, për ta pasur në skuadër sezonin e ardhshëm. Tek PSG ka mbërritur Poçetino dhe shpresohet në një epokë të re, ndërsa tek Siti është Guardiola, njeriu me të cilin Mesi nisi shkëlqimin në vitin 2008. Ndërkaq, tek Barcelona kanë besim se Leo do të qendrojë sidomos pas zgjedhjeve presidenciale dhe ai po pret për të rinovuar kontratën pikërisht një gjë të tillë. Me Laportën apo edhe me ndonjë tjetër, katalanasit do të ishin më të qetë, ndërsa mediat po shkruajnë fjalë të larta për Pedrin, De Jongun, Dembelenë, deri edhe Grizmanin. Pra, cilën nga tre “rrugët” do të zgjedhë argjentinasi magjik?

Sfidanti.al