“Gjithçka bëhet për tifozët”, vërtet edhe në Mejuedhër-Mekgregor?!

Një formulë stampë e sportit profesionist thotë se “gjithçka bëhet për tifozët”. Natyrisht, aktorët në arenë japin spektakël që miliona spektatorë e telespektatorë të kënaqen, por gjithnjë kjo e ka një çmim, madje shpesh herë tepër të lartë. Një nga shembujt që tregon sërish se shprehja e duhur do të ishte “sporti profesionist është biznes që e përballojnë vetëm tifozët me xhepin plot”, është pikërisht ndeshja tashmë e fryrë nga reklamat, Flojd Mejuedhër Xhunior-Konor Mekgregor. Boksieri i pamposhtur dhe heroi i momentit në artet e përziera marciale do të përballen në 26 gusht dhe tashmë është bërë i njohur edhe çmimi i biletave për ata që do të duan të jenë në sallën e shkëlqyer në Las Vegas. Bileta më e lirë kushton 500 dollarë, ndërsa kjo duket hiçgjë në krahasim me biletat më të shtrenjta, ato në reshtin pranë ringut, që shkojnë deri në 10 000 dollarë. Gjithsesi, pa problem. Në botë patjetër që ka 20 000 njerëz (aq është kapaciteti i T-Mobile Arenës në “Qytetin e Mëkatit”), që mund të shpenzojnë paratë për të ndjekur atë që po mbiquhet “Lufta më e madhe në historinë e luftërave të boksit”.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *