Xhaxhai dhe trajneri i Rafael Nadalit, Toni Nadal, në një kolonë, të publikuar në “El Pais”, vë në dukje se Rozher Federeri nuk i kushton vëmendjen e duhur ushqimit që ha dhe pushimit.
“Vitin e kaluar, unë pata mundësinë që të shoqërohesha me trajnerin e Federerit edhe bashkëshorten e tij. Fëmijtë e tyre shoqërohen me ata të mitë, madje, ata janë bashkë edhe tek akademia e Rafës. Pata mundësinë që të flisja me ta për Rozher Federerit dhe, kështu, krijova një tablo krejt tjetër nga ajo që unë kisha për të. Ai, në përgjithësi, nuk është metodik dhe i disiplinuar. Nuk u kushton vëmendje dietave, ushqimit dhe pushimit”, shkruan Toni Nadal, duke shtuar:
“Ajo që më tha trajneri i tij, është se e vetmja gjë që ka rëndësi në jetën e tij dhe që i është bërë fiksim, është tenisi. Asgjë tjetër… Madje, ai u kushton pak kohë bashkëshortes dhe fëmijve të tij. Megjithatë, unë nuk i besoj të gjitha, pasi mua ai më duket një bashkëshort dhe baba i mirë”.
Sfidanti.al