Mejuedhër e tepron: I dhuron së bijës 19 vjecare një Mercedes me vlerë 180 mijë Euro

Floid Mejuedhër është një person që nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për  blerje shumë të kushtueshme dhe provat e kësaj manie të tij  janë të gjitha në rrjetet sociale pasi ish boksieri nuk ngurron t’I postojë fotot e blerjeve të tij. Edhe fëmijët e tij kanë përfituar nga kjo zemërgjerësi prindërore që këtë radhë e tejkaloi edhe imagjinatën e tyre

Ajo që përfitoi nga kjo bujari e të atit ishte 19 vjecarja Ivana që në Instagram njihet  si @moneyyaya,  nuke priste që për Krishtlindje të kishte si dhuragtë një  Mercedes G63 Amg V8 Biturbo me vlerë prej 180 mijë Dollarësh: ‘Omg, Omg! Omg!  Shumë faleminderit babi! Krishtlindja më e mirë e jetës’-shkruante Ivana në një nga Instagram Stories, ndërkohë që Mejuedhër postoi online foton e makinës me një fjongo gjigande të argjendtë ne kofanon e automjetit.

Mejuedhër nuk harroi t’I bëjë një dhuratë vetes së tij dhe bëhet fjalë për një Bentley Continental GT Mulliner me ngjyrë të zezë për ta përfshirë në shoqëruinë e Rolls Royce me vlerë të përgjithshme 2.3 milionë Euro, Ferrarit 488 dhe Mercedes Maybach që Mejuedhër I ka në garazhin e tij të kushtueshëm

Sfidanti.al