Neymar I përulet Messit: Është futbollisti më I mirë në histori

Neymar Jr  shfaq sërish admirimin e tij për Lionel Messin dhe këtë e bëri nëpërmjet një intervistë të dhënë në faqen e internetit të FIFA me rastin e 28 vjetorit të tij të lindjes, ku e përkufizoi kapitenin e Barcelonës si futbollistin më të mirë në histori

‘Të luaja përkrah Leos ishte një eksperiencë unike për mua-tregon Neymar-u bëmë miq. Nga të gjithë futbollistët që kam parë të luajnë, Messi është më I miri në histori’.

Por Neymar nuk I kurseu elozhet e tij as ndaj shokut të skuadrës te Paris Saint Germaini, Kylian Mbappe të cilin e përkufizoi si një fenomen

‘Kylian është një fenomen-vijoi Neymar-ka potencialin e nevojshëm për t’u bërë një prej futbollistëve më të mirë në historinë. Për mua është një nder që e kam shok skuadre. Kuptohemi shumë mirë në fushën e lojës dhe jashtë saj. E adhuroj’.

Sulmuesi I përfaqësueses braziliane në intervistën e tij theksoi se nuk është I fiksuar pas trofeve individual, sic është cmimi The Best I FIFA ku Neymar në vitet 2015 e 2017 u rendit në vendin e tretë.

‘Gjithnjë e kam thënë se nuk e kam obsesion fitimin e trofeut ‘The Best’-tha Neymar-gjithsesi, cdo ditë stërvitem për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Gjithnjë kam dashur evoluimin në aspektin individual dhe kolektiv. Nëse një ditë do të fitoj këtë cmim do të jetë një shpërblim I punës sime’.

Sfidanti.al