George Haxhi ishte “Maradona” i Ballkanit, besohet lojtari i Gadishullit që më shumë se të gjithë e meritonte krahasimin me legjendën argjentinase. Ai e ka lënë futbollin prej shumë e shumë vitesh, por mbiemri i tij dhe i familjes duket se do të vazhdojë të shkruhet në histori. Djali i ish-kapitenit të Rumanisë dhe Steauas, Janis Haxhi, shkëlqeu në ndeshjen e luajtur me Gllazgou Rejnxhërsin në Premier Ligën e Skocisë duke siguruar fitoren 2-1.
Në “Ajbroks” erdhi Hiberniani, dhe trajneri vendas Stiven Xherrard nuk e përdori sulmuesin shqiptar Florian Kamberi, të marrë hua pikërisht nga Hibsi. Miqtë kaluan të parët në epërsi në 35’ me anë të pol Hanlonit, veçse Xhorxh Edmundsoni barazoi për blutë në fund të pjesës së parë. U duk se ndeshja do të përfundonte me zhgënjim, por Janis Haxhi realizoi golin e fitores në 84’. Kjo fitore bën që Rejnxhëri të ketë 60 pikë, 7 më pak se Sëlltiku, por duke pasur një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sfidanti.al