Iu hakërrye arbitrit; Neymar I shpëton sanksionit nga Ligue 1

Neymar mori dhuratën më të mirë për 28 vjetorin e lindjes nga Liga Profesioniste e Futbollit në Francë. Sulmuesi Brazilian I shpëtoi ndëshkimit nga ky institucion dhe Komisioni I Disiplinës në Federatën Franceze të Futbollit vendosi të mos e thërrasë për të sqaruar përplasjen me arbitrin e ndeshjes mes Paris Saint Germainit dhe Montpellier në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja l’Equipe’, asnjë prej arbitrave nuk kishte folur në raportet e tyre për sjellje antisportive të Neymar. Telekamerat e Canal+ arritën të regjistronin episodin e plotë të debatit të Neymar me arbitrin. Braziliani kritikoi gjyqtarin që I tregoi kartonin e verdhë pasi futbollisti tentoi një driblim kundrejt kundërshtarit të tij. Arbitri iu drejtua Neymarit teksa I tha: ‘Shko mëso frëngjisht’ me brazilianin që iu përgjigj ‘Shkofsh në m…’

Sfidanti.al