Talenti i Nejmar.. ndalon tek pika e bardhë e penalltisë 

Kur shikon një futbollist virtuoz me topin, të cilin mbrojtësit e kanë frikë për shkak të manisë që ka për  të futur topin midis këmbëve, emri i tij nuk është mister. Quhet Nejmar dhe ka lindur për të lodruar mbi barin e gjelbër, me topin të ngjitur pranë këmbës.  Braziliani i Barcelonës, në ndeshjen që u konsiderua një nokaut për ish-trajnerin e tij, Guardiola, humbi një penallti, duke treguar se talenti i tij ka një kufizim.

Në “Kamp Nou”, skena ku djaloshi është shpallur si trashëgimtar i mbretit Leo Mesi, kanë parë se Nejmar gaboi perseri  tek pika e bardhë. Edhe pse Leo kishte shansin të shënonte golin e katërt në ndeshjen kundër Sitit, u tregua bemires në mbremjen e tij .  Por, shifrat tregojnë se sulmuesi brazilian nuk ka shumë arsye të afrohet tek penalltia..edhe sikur Mesi të tregohet indiferent. Është i dyti, me plot meritë, në listën e sulmuesve që kanë humbur më shumë 11 metërsha me 60% të realizimit. Për kuriozitet, shikoni se si realizojnë sulmuesit më të shquar të Europës.

Ibrahimoviç 88%, Ronaldo 87, Baloteli 84, Vidal 84, Myler 80, Runi 80, Mesi 77, Higuain 76, Kavani 76, Nejmar 60, Suarez 58.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *