Hidhet firma, “vuloset” e ardhmja e Muriqit

Vedat Muriqi do të vijojë të jetë pjesë e Mallorca-s edhe për sezonet e ardhshme. Klubi spanjoll zyrtarizoi rinovimin e kontratës me sulmuesin e Kosovës deri në verën e vitit 2029. Pavarësisht zërave për një rikthim të mundshëm në Turqi, te Fenerbahçe, Muriqi ka zgjedhur të qëndrojë në La Liga. Ai iu bashkua Mallorcëa-s në janar të vitit 2022 dhe që atëherë ka zhvilluar 118 ndeshje, me 35 gola dhe 11 asiste. Performanca e tij ka qenë vendimtare për vazhdimin e bashkëpunimit. Lojtari e cilësoi këtë si vendimin më të mirë të karrierës së tij. Me këtë marrëveshje, Mallorca tregon qartë vlerësimin për kontributin e Muriqit. Tashmë, të gjitha dilemat për të ardhmen e tij janë mbyllur.

sfidanti.al