Një ditë e zakonshme rrezikoi të kthehej në dramë për Heri Redknap. Ish-trajneri i Totenhemit ka shoqëruar gruan e tij Sandra për shoping, ndërkohë që kur ka zbritur, veshja e saj është ngatërruar në rrotën e makinës. Ndërkohë, Redknap, duke u rinisur e ka tërhequr zvarrë nëpër asfalt. Më pas gruaja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe për fat të mirë tashmë është në gjendje të stabilizuar. Dëshmitarët e pyetur nga mediat angleze e përshkruajnë si një aksident sa absurd, aq edhe dramatik. “Sandra Redknap ulërinte dhe u mbulua nga gjaku, ndërsa i shoqi i shokuar mundohej ta ndihmonte”.