Kur shikon një futbollist virtuoz me topin, të cilin mbrojtësit e kanë frikë për shkak të manisë që ka për të futur topin midis këmbëve, emri i tij nuk është mister. Quhet Nejmar dhe ka lindur për të lodruar mbi barin e gjelbër, me topin të ngjitur pranë këmbës. Braziliani i Barcelonës, në ndeshjen që u konsiderua një nokaut për ish-trajnerin e tij, Guardiola, humbi një penallti, duke treguar se talenti i tij ka një kufizim.
Në “Kamp Nou”, skena ku djaloshi është shpallur si trashëgimtar i mbretit Leo Mesi, kanë parë se Nejmar gaboi perseri tek pika e bardhë. Edhe pse Leo kishte shansin të shënonte golin e katërt në ndeshjen kundër Sitit, u tregua bemires në mbremjen e tij . Por, shifrat tregojnë se sulmuesi brazilian nuk ka shumë arsye të afrohet tek penalltia..edhe sikur Mesi të tregohet indiferent. Është i dyti, me plot meritë, në listën e sulmuesve që kanë humbur më shumë 11 metërsha me 60% të realizimit. Për kuriozitet, shikoni se si realizojnë sulmuesit më të shquar të Europës.
Ibrahimoviç 88%, Ronaldo 87, Baloteli 84, Vidal 84, Myler 80, Runi 80, Mesi 77, Higuain 76, Kavani 76, Nejmar 60, Suarez 58.