Barcelona vs. Real Madrid, titulli në Spanjë në pikëpyetje deri në minutën e fundit?

Ka kohë që cështja e titullit kampion të Spanjës zgjidhet në javët e fundit dhe sezoni aktual nuk bën përjashtim. Reali i Madridit dhe Barcelona janë ato që do të luftojnë deri në minutën e fundit për këtë titull duke qenë se janë në kuotë të barabartë pikësh 87, me katalanasit që për momentin kjanë në vend të parë me golavarazh më të mirë. Reali i Madridit është një hap më para në këtë pikë, pasi Los Blancos kanë 2 ndeshje për të luajtur; atë të prapambetur me Celta Vigon dhe Malagën, të dyja jashtë Santiago Bernabeut. Për skuadrën e Zinedine Zidane mjaftojnë 4 pikë për të mbyllur të gjitha llogaritë e kampionatit dhe për të zbritur Barcelonën nga froni i mbretëreshës së La Ligës. Në krahun tjetër, Barcelona do ta mbyllë sezonin me ndeshjen ndaj Eibarit në Camp Nou sfidë të cilën duhet ta fitojë. Por kjo mund të mos rezultojë e mjaftueshme per skuadren e Luis Enriques, pasi përvec 3 pikëve, Barcelona duhet të shpresojë që Reali i Madridit të barazojë ndaj Celtës e Malagës, ose të humbasë ndaj njërës prej tyre.

sfidanti.al