Al Khelaifi: Futbolli është i padrejtë

Nasser Al-Khelaifi, president i PSG-së nuk e ka pritur mirë eliminimin e skuadrës së tij nga Borusia Dortmundi, në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ai është shprehur i zhgënjyer me rezultatin duke thënë se futbolli nganjëherë është i padrejtë. “Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar me rezultatin, mendoj se meritonim më shumë. Goditëm shtyllat katër herë në këtë ndeshje dhe dy herë të tjera javën e kaluar, topi nuk donte të futej në rrjetë. Ne dhamë gjithçka, lojtarët, trajneri, tifozët. Është shumë e vështirë, ne menduam se mund të shkonim në finale, por Dortmundi fitoi. Dua të uroj ekipin tim, pasi kemi arritur në gjysmëfinale katër herë në pesë vjet. Ne donim të shkonim në finale, por ky është futbolli, duhet ta pranonjmë. Ai ndonjëherë është i padrejtë. Më vjen keq edhe për tifozët që na mbështesin gjithnjë”.

sfidanti.al