Notat e “L’Equipe”, Mbape vlerësohet me 2

“I çrregullt dhe zhgënjyes”. Me këto fjalë e përditshmja “L’Equipe” ka likuiduar paraqitjen e bërë nga Kilian Mbape në ndeshjen kundër Borusian së Dormundit. Në Francë numri 7 i PSG është kthyer në një personazh i urryer për shkak të kontributit të vogël që ka dhënë në kauzën e PSG në Champions dhe për mënyrën se si po largohet drejt Madridit. “Ndeshja e tij e fundit me PSG-në në Champions ishte një makth i vërtetë. Nisi ndeshjen në krahun e majtë, por nga ana teknike vuajti shumë. U dominua nga Humels, ku thuajse asnjëherë nuk arriti që të përballej në duele direkte”, komenton gazeta franceze, e cila vlerësoi paraqitjen e Mbape me notën 2.

sfidanti.al