Marco Reus dhe Mats Hummels janë dëshmitarët e humbjes së 25 majit 2013 në të njëjtin vend krimi por pavarësisht goditjeve të mëdha që morën pas asaj finaleje kundër Bayern Munchen, ata janë sërish aty, në pritje për të mësuar emrin e kundërshtarit të radhës që mund të jetë sërish skuadra bavareze. Liderë të një skuadre simbol dhe një fubolli pa flamuj. Marco Reus mbushi 36 vite e 14 ditë në momentin e kualifikimit të Boorussias së tij në finalen e dytë brenda 11 viteve ndërsa që prej disfatës 2-1 në “Wembley” ai ka luajtur 425 ndeshje e ka shënuar 169 gola me 3 superkupa dhe 2 kupa të Gjermanisë dhe një numër shumë të madh dëntimesh. Finalja e Londrës do të jetë ndeshja e fundit e tij me fanellën e Borussias, ngjyra që ai nuk i ka tradhëtuar asnjëherë pasi e veshi për herë të parë këtë fanellë. Gjatë viteve të fundit ka parë që në “Signal Iduna Park” të vijnë dhe ikin shumë talente e emra të mëdhenj por ai nuk ka dashur asnjëherë ta braktisë skuadrën e zemrës. Kjo është një nga historitë më të mëdha të dashurisë së kohëve moderne.
sfidanti.al