Desailly: Reali, jo i duhuri për Mbappé

Marcel Desailly, një ish-lojtar i njohur francez, i cili gjithashtu ka veshur fanellat e Marseille, Milan dhe Chelsea, foli për beIN Sports për të ardhmen e Kylian Mbappe, duke e këshilluar atë të mos shkojë te Real Madrid. “Unë nuk mendoj se do të ishte vendi ideal për të. Tashmë është Vinicius Jr në krahun e majtë. Ka lojtarë që kanë treguar gjëra të mira si Bellingham, ai nuk do të ishte lojtari numër një siç do të donte”.

Desailly vazhdon: “Nëse mendojmë për biznesin e futbollit, do të synoja 350 milionë për një vit nga Arabia Saudite. Do të kthehesha sezonin e ardhshëm, vitin e Kupës së Botës, ai do të ishte vetëm 26 vjeç”. “Çfarë do Mbappe? Dëshiron të luajë futboll. Kjo është ajo që mendoj unë si biznesmen: shikoni stadiumet, ato janë plot me ndeshje në të gjithë botën, ai dëshiron të promovojë futboll si Katari në 2004-2005 dhe mendoj se do të ishte një mundësi e mirë për të që të bënte më shumë biznes dhe të luajë futboll pas Kampionatit Evropian”.

sfidanti.al