Egnatia blindon kreun, Dinamo humbet “final 4”

Egnatia ka siguruar vendin e parë një javë para përfundimit të sezonit të rregullt falë fitores kundër Dinamos, me autogolin e Behiraçes. Dinamo dorëzon vendin e katërt, për të cilin duhet të luftojë javën e fundit. Një autogol i Behiraçes i jep fitoren 1-0 Egnatias kundër Dinamos e bashkë me të edhe vendin e parë matematikisht në përfundim të sezonit të rregullt. Bluve iu duhej fitorja për të mbajtur vendin e katërt, të cilin tani ia kanë lënë Skënderbeut, ndërkohë që barazohen në pikë me Tiranën dhe Teutën, me të cilën do të luajnë në javën e fundit.

sfidanti.al