Fiorentina, në finale të Conference League

Fiorentina për të dytin sezon radhazi, në finalen e Conference League! Pas fitores në ndeshjen e parë (3-2), skuadra italiane barazoi 1-1 në Bruges, duke gjetur golin e kualifikimit pesë minuta nga fundi me një penallti të Lucas Beltran. Argjentinasi iu kundërpërgjigj golit të Vanaken në minutën e 20-të në një ndeshje që dukej e përhumbur. Fiorentina, në fakt, para golit të barazimit kishte goditur tri herë shtyllën me Kouamé dhe Biraghi. Ndërhyrja e Terracciano në limitet e ndeshjes ishte sensacionale dhe shmangu kohën shtesë. Kështu violët sigurojnë një biletë për në Athinë, në finalen e së mërkurës, 29 maj 2024, kundër fituesit të ndeshjes së nesërme në mbrëmje ndërmjet Olympiacos dhe Aston Villa (4-2 për grekët ndeshja e parë).

sfidanti.al